Smartphon-i dhe gjumi: prapaskena e nje raporti problematik

“EDHE NJE MINUTE”, sa prinder e kane degjuar kete fraze (shprehje), per te disaten here, kur u thone femijeve te shkojne ne shtrat mbremjeve; ndersa ata jane te zhytur ne ekranin e nje smartphon-i. E sa nga ne e kane rithene kete fraze, kembengules, duke lundruar ne Facebook apo me mesazhe ne WhatsApp, per ore te tera.

Mirepo, efektet e telefonave nuk jane vetem ne pakesimin e oreve te gjumit; vetem para disa kohesh nje studim serioz i Universitetit te Californise, vuri ne dukje efektet e demshme te perdorimit constant (te vazhdueshem) te smartphone-it, te cilat kane te bejne me cilesine e dobet te gjumit qe ata shkaktojne.

Raporti midis gjumit dhe perdorimit masiv te telefonave celular, ishte verejtur qe ne fillim te viteve 2008, kur fenomeni smartphone, akoma nuk kishte lulezuar, por qe atehere, mesazhet e thjeshte te asaj epoke, perbenin problem per ata qe pergatiteshin te flinin. Studimi vuri ne dukje, nje reduktim te cilesise se gjumit te thelle, gje qe i atribuohej ne menyre te vecante, valeve me frekuence 884 Mh.

Ne teresi ekspertet, ngulmojne ne dy aspekte qe lidhin gjumin e keq me celularin:

  • dritat e theksuara, qe vihen re edhe kur zeri eshte i caktivizuar, pra telefoni eshte i heshtur, sepse ato jane ne gjendje te pengojne melatoninen (hormonin e gjumit), sepse gjatesia e valeve te gjeneruara nga monitoret e vegjel, sic jane ekranet e smartphon-ve, jane pikerisht ato ndaj te cilave retina eshte me e ndjeshme.
  • nivelet e aktivizimit tone, psh kur kemi perfunduar nje bisede, nga ana e bashkbiseduesit ne presim nje reagim, eshte pikerisht kjo ajo qe pengon pushimin dhe gjumin natyral, pasi niveli yne i aktivizimit mbetet i larte.

Ngelet pra gjithmone e vlefshme te eleminojme cdo pajisje elektoshtepiake te pajisur me kamera nga dhoma e gjumit, perfshire dhe smartphon-et dhe ta pajisim sa me kendshem ambjentin dedikuar endrrave.

Ne vecanti keto rregulla duhen respektuar nga me te rinjte, qe nga studime te ndryshme rezultojne si me te veshtiret per tu shkeputur nga keto “makina ferri”.

PS. Problemi eshte perhapur me shume se c’mund te imagjinohet, por cfare ndodh nese fillojme te shkruajme ne GOOGLE ? Si ta fikim?? Provo per te besuar.