Smartech – te flesh ne te ardhmen

Viti 2016 shenon nje kthese te madhe ne menyren e te fjeturit (pushuarit). Magniflex nxjerr ne treg Smartech, nje sistem i se ardhmes, qe bashkon komfortin me teknologjine, cka lejon te flesh ne menyre te vetedijshme.

CFARE ESHTE SMARTECH ?

Smartech eshte nje sistem inovativ krevati, i perbere nga dysheku dhe trina (zgara) si dhe nje Aplikacion, per te konsultuar te dhenat. Me Smartech eshte e mundur te vrojtojme dhe te analizojme pushimin, per ta njohur ne thellesi e ta permiresojme duke ndjekur keshillat qe sistemi App jep dite pas dite.

PER CFARE NEVOJITET SMARTECH ?

Smartech monitoron ne kohe reale keto parametra :

  • temperaturen e dhomes se gjumit
  • ritmin kardiak
  • frekuencen e frymemarrjes
  • pranine ne shtrat
  • levizjet gjate gjumit
  • gjumin e lehte dhe gjumin e thelle
  • oraret e fjetjes dhe te zgjimit
  • kohezgjatjen e gjumit
  • nivelin e zhurmave ne dhome
  • ndricimin e ambjentit

App, lejon vezhgimin e te gjithe te dhenave (nga nje ose me shume persona), ne kohe reale, ben vleresimin e te dhenave, kontrollon tendencat e pergjithshme te cdo parametri, gjithashtu programon ndricimin e dhomes me metoden cromoterapi dhe percakton prirjen e levizjeve masazhuese te shtratit.

Fale funksionit ICARE eshte e mundur dhe monitorimi pergjate gjumit i personave te dashur(familjare) edhe kur ata jane ne distance nga ne (ne dhome tjeter). Nepermjet App te personalizuar ose me zonen e percaktuar qe mbulon ky sherbim, behet e mundur mbajtja ne kontroll e cilesise, sasise dhe dinamikes se gjumit (pushimit). Ndersa funksioni Local Real Time, lejon monitorimin ne kohe reale te parametrave individual ne raport me ambjentin ku pushojme.

TRINA E MOTORIZUAR DHE AVANTAZHET E SAJ !

Fale sistemit te sofistikuar te motorizimit ndihmes te trines, mundesohet ndryshimi i programeve te specializuar edhe vetem ne njeren ane (kur fleme cift), per te mos shqetesuar personin prane.

  • Zero gravitet – per pushimin muskular
  • C’entje e kembeve – per shplodhje te gjymtyreve te poshtme
  • Ngritje kendore – per te lexuar ne shtrat
  • Manuale – per te zhvendosur sipas deshires intensitetin e vibrimit te kokes dhe kembeve

NJE PUSHIM PERTEJ GJUMIT !

Nje sere funksionesh ekstra e bejne me te kendshem pushimin dhe zgjimin:

  • Kundra gerhitjes – ndihmon ne ndalimin e gerhitjes
  • Cromoterapia – per te ndryshuar ndricimin e dhomes se gjumit qe te arrihet nje relax me i thelle
  • Zile – mundesi per te programuar zgjime te ndryshme, nga ajo klasike me zile, deri tek me e buta me zgjim gradual (modifikim pozicioni, vibrimi, cromoterapi, ndicim)

SI E PERMIRESON GJUMIN SMARTECH !

Kur njeh shkakun mund te nderhysh, mbi te gjitha ne ato faza te jetes ku normalisht nuk jemi te vetedijshem (sic eshte gjumi) sepse edhe ne pamundesi per te qene “vigjilent”, trupi reagon duke djersitur,levizur, ndryshuar frekuencen dhe ritmin e frymemarrjes. Mund te ndodh pershembull, qe Smartech, te zbuloje realisht ndryshimet thelbesore midis temperatures se trupit dhe shtatit, ja pra sugjerimi i thjeshte i App per te pershtatur mbulesat, permireson ndjeshem gjumin dhe cilesine e jetes. Ky eshte nje shembull i thjeshte, po kur dime shkaqet gjumi permiresohet.

NJE MBESHTETJE ME CILESI ABSOLUTE DHE E PERSONALIZUAR !

Mikeprites, ajroses, natyral! Ky eshte dysheku Smartech, i realizuar nga perberes me cilesi absolute.

  • Veshje Outlast, veshje e teknologjise se larte qe jep ngrohtesi kur trupi ka ftohte dhe e kunderta, kur trupi eshte duke cliruar nxehtesi e thith ate, e largon.
  • Materiale te brendshme te nje densiteti teper te larte, te cilat jane garancia per nje jetegjatesi te produktit dhe nje mbeshtetje optimale te shpines.
  • Mundesi personalizimi te nivelit te komfortit te seciles ane, pa ndikuar te ana e partnerit, duke zgjedhur te duhuren midis kater shresave te materialeve perberese.
  • MEMORY – material anatomik i cili adaptohet perfekt me silueten trupore
  • GEL  – xhel ultra ajroses dhe qe ruan freskine
  • LATICE – fleksibel, antialergjike dhe natyrale
  • ELIOFORM – shkume me densitet te larte qe ofron mbeshtetje te forte

PERSE DUHET TE ZGJEDHIM SMARTECH !

  • Nuk eshte nje aplikacion por nje sistem shtrati i integruar dhe i patentuar
  • Nuk eshte e nevojshme te veme matesa ne krahe (braccialeti) per te zbuluar te dhenat
  • Gjithcka funksionon pa pranine e valeve elektromagnetike
  • Eshte i vetmi produkt qe dallon automatikisht fillim-fazen e gerhitjes dhe qe ne menyre automatik modifikon pozicionin e pushimit qe ndalon ate
  • Eshte i vetmi dispozitiv, ku funksioni ICARE mund te ndalohet edhe ne distance
  • Parashikon gradet e zgjimit te bute
  • Te jep mundesine e zgjedhjes se shkalleve te komfortit
  • Eshte i vetmi qe ka programin e Cromoterapise te integruar
  • Lejon marrjen e te dhenave nga vendi ku flihet
  • Eshte i vetmi sistem “Made in Italy”, lider boteror i pushimit cilesor