Me thuaj si fle, te te them cfare shenje je !

Nese mendonit se pozicioni juaj i preferuar i te fjeturit bazohej thjesht ne rehatine tuaj, epo… mendoni serish! Pozicioni ne te cilen flini eshte vendosur nga yjet qe ne momentin qe keni lindur.

Po, cdo shenje horoskopi? Te pakten per ata qe besojne ne ndikimin e yjeve ? Ka personalitetin perkates dhe karakteristikat fizike qe veprojne ne perditesine tone.

Shenjat e horoskopit dhe pozicioni ne te cilin flini

Duke qene se Dashi hiperaktiv e konsideron gjumin si nje humbje kohe, keta persona preferojne te flene ne nje pozicion me krahet dhe kembet e hapura ne formen e nje ylli. Ky pozicion u siguron netet me relaksuese. Personat e lindur nen shenjen e Demit e shohin gjumin si nje katarsis te vertete e si i tille, ata flene me shpine dhe duart mbi kraharor. Energjike e te palodhur dhe ne gjume, Binjaket flene ne ane, me njeren kembe te ngritur. Gjithmone ne kerkim te vemendjes dhe te dashuruar me gjumin, Gaforret mund te flene kudo dhe kurdo, me nje jastek mes kembeve. Personat nen shenjen e Luanit flene permbys e me koken poshte, si te ishin duke bere nje deklarate te guximshme ndaj cdo gjeje perreth; krejt ndryshe nga Virgjeresha, racionale dhe kur fle, ne nje pozicion me barkun e drejtuar lart, si te mos donin te rrezikonin shume. Peshoret preferojne te flene permbys, ndersa Akrepet flene ne ane e me krahet e zgjatur ne kerkim te dickaje. Shigjetaret, pozitive e te shoqerueshem, zgjedhin te flene si “ushtar ne detyre”. Krijesa te zakonit, me nje personalitet te balancuar e te qendrueshem, Bricjapet flene ne pozicionin e fetusit. Te pavarur e kokeforte, te lindurit nen Ujor preferojne pozicionin e “renies se lire” (permbys, me krahet e varur anash shtratit). Peshqit, kreative e me nevojen per t’u ndjere te mbrojtur, flene gjithashtu ne pozicionin e fetusit.

Po ju? A ishte i sakte horoskopi ne pozicionin ne te cilin ju flini?