Pambuku i perzier eshte nje fiber qe dallohet per vetite e mira ajrosese. Eshte nje material ekstremisht i bute ne prekje dhe jetegjate.
Aloe Vera ka cilesi rigjeneruese, fale karakteristikave anti-inflamatore dhe dobive te kesaj bime, qe influencojne pozitivisht ne funksione te rendesishme te gjumit, si zgjimi dhe vemendja.
Vlerat e Satenit, i dalluar si i lemuar dhe i bute, bashkuar me cilesine e pambukut, materiale higjenik dhe ekstremisht rezistent, krijojne nje cope te cmuar dhe elegante, qe ruan nje perberje te bute dhe ekstremisht te rehatshme.
Material me origjine natyrale i realizuar nga fije te lemuara pambuku te nje cilesie teper te larte, qe jane sinonim i stilit dhe elegances dhe qe dhurojne, ne kontakt me lekuren, nje ndjesi te kadifenjte , gjithmone e kendshme. Ky material eshte i karakterizuar nga delikatesa dhe rezistenca, cilesi qe e mbajne te larte performancen ne kohe.
Pambuku eshte nje fiber me origjine vegjetale, dalluar vecanerisht per vetite e tij ne thithjen e lageshtires, ajrosese dhe antistatike. Eshte nje material ekstremisht thithes, i bute ne prekje dhe i rehatshem, qe lejon nje ajrim te mire te lekures, cka con ne nje pushim rigjenerues.
Veshja ne pambuk organik, material i fresket dhe i kendshem ne prekje, garanton ajrimin e larte. Keto copa 100% organike rrisin vlerat e funksioneve biologjike, gje qe ekuilibron bioritmin pergjate gjumit.
Fibra e Bambuse eshte teresisht e mbuluar nga mikro-vrima qe sigurojne ventilim dhe thithje te lageshtires, garanci kjo per nje pushim gjithmone te fresket dhe te thate. Ka gjithashtu rezistence te shkelqyer ne kohe.
Eshte nje fill nga celuloza bio, ekologjik dhe i shendetshem, qe vjen nga nje miks druresh. Diferencohet nga copa te tjera qe behen prej celulozes, per butesine dhe per karakteristikat termorregulluese, ajrosese dhe kundra aromave te pakendshme.
Kjo cope eshte e realizuar nga fibra ajrosese 3D. Fale struktures ekstremisht ajrosese, kjo cope mundeson qarkullimin e ajrit ne brendesi te dyshekut, duke aktivizuar funksionin kundra mbytjes, e rekomandueshme kjo vecanerisht te dysheket e femijeve ne vitet e tyre te para te jetes.
Nje cope speciale tredimensionale, me teknologji shume te perparuar, fasha 3D, perdoret ne perimetrin anesor te veshjeve te dyshekeve.
Cilesia e saj e larte e ajrimit, minimizon shkallen e lageshtires ne brendesi te dyshekut, duke neutralizuar aromat e pakendeshme dhe mykun, garanci kjo per nje pushim me higjene te larte.
Eshte nje procedure punimi, teresisht e re, e cila respekton politikat ambjentaliste dhe mundeson perdorimin e nje cope absolutisht te sterilizuar dhe higjenike, komplet rezistente ndaj mykut, baktereve dhe insekteve.
Veshja Satin Viskoze bashkon vetite e Viskozes, e bute dhe e mendafshte ne prekje, me cilesite e Satinit, material i lemuar dhe elegant. Se bashku kane nje kapacitet te shkelqyer te zhdukin djersen dhe te mbajne te ajrosur dyshekun.
Viskoza eshte nje tekno fiber e bute dhe e mendafshte qe rrjedh nga celuloza e drureve. E bute dhe e mendafshte ne prekje, ka aftesi ta zhduke djersen duke favorizuar ajrimin e shkelqyer te dyshekeve dhe jastekeve.
Coolmax eshte nje cope me performance te larte, qe shfrytezon nje fiber inovative, e afte te stabilizoje shkallen e lageshtires trupore.
Fale cilesise se saj, Coolmax, kontrollon dhe rregullon, si temperaturen e lekures si hidratimin trupor, duke u thare me shpejt se copat e tjera dhe kjo e mban trupin te thate e te fresket.
Outlast eshte nje cope termorregulluese e studiuar nga Nasa, pikerisht per astronautet dhe e perbere nga miliona mikrosfera te perbera nga nje dyll i vecante, qe shkrin ne temperaturen 36 grade. Gjate nates kur temperatura e trupit ngrihet, nxehtesia e cliruar thithet prej ketyre sferave dhe kur temperatura zbret nen pragun e shkrirjes, sferat rinisin bashkimin dhe clirojne nxehtesine e cliruar.