Martesa dhe shtrate te ndara: cifte te lumtur !

Romantikeve mund t’ju duket blasfemi, por ne vitet e fundit jane gjithnje e me shpeshte ciftet qe vendosin te flene ne dhoma te ndare. Motivet jane vetem te natyres praktike: partneri gerhet, ngrihet shpesh naten per ne tualet, mban driten ndezur per te lexuar, mban per vete gjithe mbulesat ose ze pothuajse gjithe shtratin. Nje sondazh i meparshem, tregon se ne Mbreterine e Bashkuar, 1 ne 5 cifte, nuk flene me bashke ne te njejtin shtrat. Neil Stanley, drejtor ne laboratorin e gjumit ne Universitetin Surrey, ka analizuar gjumin e 40 cifteve dhe eshte e qarte se cilesia e gjumit per ata qe flinin se bashku me partnerin ishte thellesisht inferiore krahasuar me ciftet qe flinin ne shtrate te ndare.

Por cilat jane te mirat e ketij ”divorci te nates” ? Nje person i shplodhur gezon nje mireqenie te shkelqyer psiko-fizike, qe perkthehet ne me pak probleme shendetesore, me pak incidente rrugore apo ne pune. Dhe… me pak te zena me partnerin dhe me pak divorce! E rendesishme, nenvizojne ekspertet eshte se kjo eshte nje zgjedhje e gjetur nga vete partneret, per te evituar qe njeri te vuaje zgjedhjen e tjetrit dhe ta jetoje ate si nje denim ose si nje fillim krize ne cift.

Skeptiket mund te ngrene ceshtjen e intimitetitit, qe shkon duke humbur kur fleme ne shtrate te ndare. Pikerisht per kete dr.Stanley, pergjigjet ironikisht duke thene se intimiteti i ciftit jetohet kur jane zgjuar dhe jo kur flene. Perkundrazi, ne disa raste deshira per partnerin, vjen kur afrimiteti fizik mungon sepse dihet, rutina e shuan pasionin.

Midis te tjerash, te flesh se bashku ne nje shtrat martesor eshte nje zakon relativisht i shkuar, qe e gjen origjinen ne periudhen e industrializimit, kur familjeve u duhej te hiqnin dore nga te pasurit nje dhome gjumi te dyte, per shkak te zvogelimit te hapesirave te banimit.

Po ju a jeni gati te hiqni dore nga fjetja me partnerin ne emer te nje gjumi te thelle dhe te embel?