Historia e jastekut ne kohe: nga nje mbeshtetes i thjeshte i kokes deri te perzgjedhja ne ”menu-ne e gjumit”

Me butesine e tij na mirepret dhe hap portat e ”mbreterise” se gjumit, e shtrengojme kur jemi vetem, e lagim me lot kur jemi te trishtuar dhe e perdorim si arme qysh prej femijerise.

Per se jemi duke folur? Per jastekun natyrisht!

Le te jete me pupla, memory apo ndonje material tjeter, anatomik apo jo, pak a shume i bute, jasteku eshte nje nga objektet me te vjeter ne historine e njeriut; nuk dihet me saktesi nga kush apo kur u zbulua, dime vetem qe bashke me jastekun lind edhe koncepti i komoditetit.

Qe 9000 vite me pare, ne Mesopotamine antike, perdoreshin prototipe te jastekut, krijuar duke gdhendur formen e kafkes ne gure, ndersa ne Egjiptin e Faraoneve ishin prej druri ose metali te veshur me nje vatine dhe gure te cmuar, ndersa ne Kinen e vjeter preferohej porcelani.

Jasteku ishte konceptuar si nje mbeshtetes i thjeshte i kokes.

Ne te gjithe qyteterimet e vjetra, koka duke u konsideruar si bosht i mendimit duhej mbeshtetur me lart se trupi. Jemi ende larg jastekeve qe identifikoheshin si sinonim i butesise dhe do te jete fale Grekeve dhe ne vazhdim Romakeve, qe copat e cmuara dhe puplat e buta do te zevendesojne drurin dhe gurin.

Ne Mesjete jasteku konsiderohej nje objekt luksi, e drejte kjo e fisnikeve, qe se bashku me fustanin e dasmes, percaktonin pa medyshje shkallen e nje familje te pasur.

Me te varfrit duhet te mjaftoheshin me thase te mbushur me kashte, te pakten deri ne fund te shekullit te XVIII, kur filluan te prodhoheshin jasteket e pare me forme drejtekendore te mbushur me pupla ose me lesh.

Ne ditet e sotme te gjithe zoterojme nje jastek, ndryshojne materialet por jo vlerat e objektit, qe ngelet gjithmone streheza jone e fundit qe prekim para se te fleme dhe e para qe na shoqeron ne zgjim.

Ne gamen e jastekeve qe perdoren ne hotelet me ”in”, u dedikojne nje “menu”, liste te vertete, ne te cilen eshte e mundur te zgjedhesh, jo vetem midis formes klasike sapponeta (drejtkendore) ose asaj me moderne me valezim, por edhe mund te zgjedhesh edhe lartesine, materialet dhe indikimet terapeutike.

Per te zgjedhur jastekun e duhur po ju paraqesim nje guide, qe nese doni te permiresoni cilesine e gjumit apo te jetes ju duhet patjeter ta ndiqni, ose….. zhytuni ne shumllojshmerine e produkteve te Magniflex.