fbpx

Gjumi, dyshek dhe qarkullimi i gjakut

Gjumi dyshek stimulon qarkullimin

Gjumi me dyshek te mire stimulon qarkullimin e gjakut.

Në fakt, ndërsa ne jemi duke fjetur gjatë natës, mëlçia dhe veshkat punojnë me ritëm të plotë, duke lehtësuar muskujt dhe duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe duke kontribuar kështu në eliminimin e mbetjeve që kanë mbledhur gjatë ditës.

Problemet e qarkullimit të gjakut, fatkeqësisht, janë shumë më të perhapura nga sa mendohet dhe prekin njerëz te cdo moshe. Disa forma të sjelljes, gjendjes fizike dhe sëmundjeve na bëjnë të ndjeshëm ndaj këtyre llojeve të problemeve, siç eshte pershembull pirja e duhanit.

Por cilat janë shenjat paralajmëruese që nuk duhet të injorojmë? E pra, ndër simptomat e qarkullimit të dobët të gjakut jane plaget në këmbë, venat me variçe, renia e flokëve dhe dobesimi i thonjeve. Kesaj liste simptomash i shtohet edhe lodhja: mungesa e oksigjenit në muskujt i bën ata të punojnë nën mesataren.

Përveç kësaj, për të stimuluar qarkullimin e mire të gjakut është e domosdoshme të perdoret dysheku i duhur, i cili siguron shpërndarjen e balancuar te peshes trupore dhe eliminimin e çdo fërkimi midis muskujve dhe skeletit.

Dysheket që perbehen nga Memoform janë zgjidhja më e mirë, sepse ata nuk “shtypin” muskujt kundrejt eshtrave dhe ndihmojnë në parandalimin e qarkullimit të dobët të gjakut.

Aftësia e materialit për t’u pershtatur me formën e trupit, ndihmon në ruajtjen e formes fiziologjike te struktures trupore me përfitime të rëndësishme ne dobi të shëndetit.

Te flesh mbi nje dyshek te tille do të thotë, jo vetëm të zgjoheni me një ndjesi mireqenie, por vlen aq sa te keni bere dicka te mirë për shëndetin.

Jo keq, apo jo?

× We are here to help you!