Cilësia e gjumit dhe dhimbja

Cilësia e gjumit dhe dhimbja

Cilësia e gjumit varet shumë nga stili i jetës. Tashmë njihet ndikimi i madh që kanë në humbjen e cilësisë së gjumit dhimbjet e ndryshme. Ky është një problem i përhapur, miliona njerëz vuajnë nga dhimbje te ndryshme që kanë ndikuar negativisht ne cilësine e gjumit.

Cilësia e gjumit dhe dhimbja: një cikël i parandalueshëm

Kur dhimbja shfaqet për herë të parë, shumica e njerëzve nuk përjetojnë pagjumësi. Megjithatë, kur dhimbja bëhet problem, mund të jetë një rreth vicioz. Nëse dikush përjeton gjumë të dobët për shkak të dhimbjes një natë, ai ose ajo ka gjasa të përjetojë më shumë probleme natën tjetër dhe kështu me radhë.

Gjithashtu dihet tashme se dhimbja shkakton gjumë të dobët. Për shembull, dikush që përjeton dhimbje të lehtë mbrapa mund të përjetojë perpelitje te herepashereshme, një ndryshim në gjendjen e gjumit në një fazë më të lehtë të gjumit për çdo orë gjumi.

Si ndikon dhimbja në gjumë?

Dhimbja shkaktohet nga dy shqetësime te lidhura ngushtë me njëri-tjerin: stresi dhe shëndeti i dobët, të dy faktorë kyc në zgjatjen e gjumit apo në cilësinë e ulët të tij. Por ekziston mënyra për zgjidhjen e problemit: Cilësia e gjumit përmirësohet nëse gjumin e kthen në prioritet.

Në radhë të parë kanë rëndësi orët qe duhet te flemë, që padyshim duhet të jenë 7-9 orë. Përtej orëve të pakta të gjumit, niveli i stresit i thekson efektet e dhimbjeve gjatë gjumit. Këto dhimbje vështirësojne punët, aktivitetin, marrëdheniet si dhe kënaqësite e jetës së përditshme.

Faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në një gjumë cilësor janë edhe zhurmat, ndricimi, temperatura e dhomës dhe sidomos dysheku. Secila me vete ka rëndësinë e saj, por dysheku eshte faktori kyc qe ndikon drejtpërdrejtë në shkaktimin e dhimbjeve, nëse nuk ka mbështetjen, përmasat dhe ajrimin e duhur.

Gjumi është një tregues kyc i shëndetit te përgjithshëm. Ata persona që kanë shëndet të mirë dhe stil jestese të shkëlqyer, rezultojnë se bëjnë nje gjumë me kohëzgjatje mesatare nga 7-9 orë. Gjithashtu kujdesen qe ambjente ku flenë të jenë të këndshëm, të pastër dhe komod. Sidomos, ata zgjedhin dyshekun, si faktori vendimtare per nje gjumë të qetë dhe pa dhimbje.

× We are here to help you!