A ndodh te ngriheni me dhimbje koke në mëngjes?

dhimbje-koke-ne-mengjes

A ndodh te ngriheni me dhimbje koke në mëngjes?

Edhe nëse keni pushuar, shpesh ndodh te ngriheni me dhimbje koke në mëngjes. Po çfarë e shkakton atë? Ndërsa mund të jetë e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun tuaj për të shmangur ndonjë problem më serioz. Një dhimbje në mëngjes mund të jetë një alarm i shkaktuar nga trupi ynë për të na thënë se është i nevojshëm një ndryshim, që megjithëse mund të ndjehemi të qetë, nuk i kemi mbushur baterite ose kemi rikuperuar energjite gjatë natës. Më saktësisht, një dhimbje koke është shenjë qe tregon pamjaftueshmeri ose cilësi te dobët gjumi.

Eshtë një dukuri shumë e zakonshme tek të rriturit dhe quhet dhimbje koke e lidhur me gjumin. Kjo më së shumti prek ata që e kanë zakone të flenë pak orë. Të shikojnë një film para se të shkojnë në shtrat. Ose ata që përpiqen të rikuperojnë gjumin e humbur gjatë javës, në fundjavë, duke fjetur shume! Duke fjetur vetëm pak orë gjume ose vijueshmeria e zakoneve të këqija para se të shkoni në shtrat mund të shkaktojë dhimbje koke dhe migrene.

Dhimbje koke në mëngjes??!! Mirëqenia fillon në tryezë!

Zakonet e mira fillojnë qe ne mbremje, me ngrenien e darkes, e cila shpesh konsumohet shumë prane ores se gjumit. Duhet ngrene të paktën tre orë përpara, që të shkohet në shtrat me stomak bosh dhe jo kur tretja e ushqimit te kosumuar është në proces. Ne natyrisht duhet të shmangim vaktet e renda, kafeinën dhe alkoolin.

Dhimbje koke në mëngjes? Si ta përgatisni veten për relaksim

Menjëherë para se të shkoni në shtrat, shmangni aktivitetet fizike ose stimuluese. Ato mund të bëjnë që trupi të vendos përsëri në qarkullim adrenalinen dhe histaminën, dy modulatorë në tru që nxisin zgjimin. Për të njëjtën arsye, është e rendesishme qe ta shmangni punën ose studimet në mbrëmje.

Atëherë, çfarë duhet të bëjmë? Aktivitete relaksuese: Si leximi i një libri, dëgjimi i muzikës së butë dhe – mbi të gjitha – shkuarja në gjumë dhe zgjimi gjithmonë në të njëjtën kohë. Duke vendosur orën tonë të alarmit për të njëjtën kohë çdo ditë, ajo krijon një zakon që rregullon modelin tonë të gjumit dhe ndihmon në shmangien e përjashtimeve.

Dhimbje koke në mëngjes? Nëse nuk kemi dyshek të mirë, edhe koka jonë vuan!

E fundit, por jo më pak e rendesishme, janë dyshekët dhe jastëkët që përdorim. Për të siguruar gjumin më cilesor të mundshëm, nuk ka asgjë më të mirë se zgjedhja e Magniflex me dyshekë dhe jastëk të personalizuar sipas kerkesave te gjthkujt. Që ofrojnë rehati maksimale për të përkëdhelur dhe mbështetur çdo ëndërrimtar në një mënyrë natyrale. Edhe njerëzit që vuajnë nga dhimbje koke të lidhura me gjumin do të zgjohen në një mëngjes krejt të ri!

× We are here to help you!