Materialet

Sekreti per nje pushim te mire eshte ne zemren e dyshekeve tane !

Magniflex perdor ne produktet e veta, materiale te ndryshme qe i pergjigjen kerkesave te vecanta dhe qe ofrojne mbeshtetje te cdo lloji. Secili prej ketyre materialeve eshte i padeformueshem, kjo fale materialeve baze qe perdoren te cilat qendrojne te pandryshueshme ne kohe.

TEKNOLOGJIA DUAL CORE: FLINI SE BASHKU, PA KOMPROMISE

Trupi i cdo individi percakton menyren e perceptimit te komoditetit dhe preferencen per mbeshtetjen ne dyshekun e tyre. Dual Core eshte teknologjia inovative qe Magniflex zhvilloi per te lejuar partneret te ndajne dyshekun e tyre, pa ndikuar ne rehatine e secilit.

Dysheket e Magniflex me teknologjine Dual Core kane dy shtresa te ndara, ne nivele te ndryshme rehatie dhe mbeshtetje qe mund te pershtaten me lehtesi, duke hequr mbulesen e dyshekeve dhe duke kthyer secilen nga shtresat e brendshme. Teknologjia Dual Core ofron 3 kombinime te ndryshme:

Dy menyra rehatimi te ndryshme vetem ne nje dyshek:

• Opsioni i dyfishte i rehatise, secila ane e dyshekut ka nje nivel te ndryshem rehatie dhe mbeshtetjeje
• Pjesa e “bute” per mbeshtetje me delikate
• Pjesa e “forte” per me shume qendrueshmeri
• Shtresa te ndara, te kthyeshme per te plotesuar nevojat optimale te cdo individi
• Harmoni perfekte per partneret e gjumit, pa kompromis.

AJROSJE PERFEKTE DHE MBESHTETJE E DIVERSIFIKUAR

Kjo teknologji e vecante siguron ajrosje perfekte dhe shperndarje optimale te lageshtise se tepert dhe ngrohjes permes vrimave ne shtresa. Fluksi i vazhdueshem i ajrit brenda dyshekut dhe jastekut lejon shkembimin e duhur termik midis shtresave, pelhures dhe trupit.

Disa zona te trupit tone si koka, gjoksi dhe kembet peshojne me shume se pjeset e tjera, prandaj nese ato nuk gjejne fleksibilitetin e duhur ne mbeshtetjen e dyshekut, ato mund te qendrojne ne tension, qe do te pasqyrohet ne shtrirjen e shtylles kurrizore. Ne dyshek, kjo teknologji e vecante siguron mbeshtetje te larmishme dhe optimale ne zona te ndryshme te trupit, ne koke, shpatulla, shpine, kembe dhe kyce.

MASAZHUES

Teknologjia e masazhimit rigjeneron mikro-qarkullimin dhe ushtron nje masazh te vazhdueshem gjate gjumit, duke siguruar keshtu nje ndjenje te vazhdueshme te mireqenies dhe rehatise. Kjo teknologji e vecante siguron mbeshtetje te larmishme per 5 zonat e trupit: koken, shpatullat, shpinen, kembet dhe kycet. Ajo balancon peshen e trupit gjate gjithe gjatesise se dyshekut dhe siguron mbeshtetjen e duhur per secilen pjese te trupit.

Pambuk i perzier

Pambuku i perzier eshte nje fiber qe dallohet per vetite e mira ajrosese. Eshte nje material ekstremisht i bute ne prekje dhe jetegjate.

Aloe vera

Aloe Vera ka cilesi rigjeneruese, fale karakteristikave anti-inflamatore dhe dobive te kesaj bime, qe influencojne pozitivisht ne funksione te rendesishme te gjumit, si zgjimi dhe vemendja.

Saten dhe pambuk

Vlerat e Satenit, i dalluar si i lemuar dhe i bute, bashkuar me cilesine e pambukut, materiale higjenik dhe ekstremisht rezistent, krijojne nje cope te cmuar dhe elegante, qe ruan nje perberje te bute dhe ekstremisht te rehatshme.

Pelhure e stampuar

Material me origjine natyrale i realizuar nga fije te lemuara pambuku te nje cilesie teper te larte, qe jane sinonim i stilit dhe elegances dhe qe dhurojne, ne kontakt me lekuren, nje ndjesi te kadifenjte , gjithmone e kendshme. Ky material eshte i karakterizuar nga delikatesa dhe rezistenca, cilesi qe e mbajne te larte performancen ne kohe.

Pambuk 100%

Pambuku eshte nje fiber me origjine vegjetale, dalluar vecanerisht per vetite e tij  ne thithjen e lageshtires, ajrosese dhe antistatike. Eshte nje material ekstremisht thithes, i bute ne prekje dhe i rehatshem, qe lejon nje ajrim te mire te lekures, cka con ne nje pushim rigjenerues.

Pambuku organik

Veshja ne pambuk organik, material i fresket dhe i kendshem ne prekje, garanton ajrimin e larte. Keto copa 100% organike rrisin vlerat e funksioneve biologjike, gje qe ekuilibron bioritmin pergjate gjumit.

Fibra e bambuse

Fibra e Bambuse eshte teresisht e mbuluar nga mikro-vrima qe sigurojne ventilim dhe thithje te lageshtires, garanci kjo per nje pushim gjithmone te fresket dhe te thate. Ka gjithashtu rezistence te shkelqyer ne kohe.

Fibra e drurit

Eshte nje fill nga celuloza bio, ekologjik dhe i shendetshem, qe vjen nga nje miks druresh. Diferencohet nga copa te tjera qe behen prej celulozes, per butesine dhe per karakteristikat termorregulluese, ajrosese dhe kundra aromave te pakendshme.

Veshja kundra mbytjes

Kjo cope eshte e realizuar nga fibra ajrosese 3D. Fale struktures ekstremisht ajrosese, kjo cope mundeson qarkullimin e ajrit ne brendesi te dyshekut, duke aktivizuar funksionin kundra mbytjes, e rekomandueshme kjo vecanerisht te dysheket e femijeve ne vitet e tyre te para te jetes.