Materialet

You are here

NUK ËSHTË FJALA VETËM PËR TU KUJDESUR PËR DETAJET, POR ËSHTË DËSHRIA PËR TË ARRITUR PËRSOSMËRINË

Magniflex është sinonimi i përsosmërisë. Kompania është dalluar gjithmonë se  produktet e saj janë me vlerë të vërtetë për konsumatorin – kanë vlerën e cilësisë. Magniflex përdor materiale 100% italiane dhe merr vlera edhe nga profesionaliteti i teknikëve të specializuar, si dhe nga një numër më i madh se 180 punonjës që punojnë përkrah njëri tjetrit, duke ndarë mes tyre pasionin dhe përvojën.


SEKRETI PËR NJË GJUMË TË MIRË QËNDRON NË BRENDËSINË E DYSHEKËVE TONË

Magniflex përdor për prodhimin e produkteve të saj lloje të ndryshme materialesh që iu përgjigjen nevojave të ndryshme të njerëzve dhe ofron lloje të ndryshme specifike dyshekësh. Secili prej tyre është i padeformueshëm, falë cilësisë së lartë të materialeve bazë, që nuk ndryshojnë me kalimin e kohës.


MEMOFORM

MEMOFORM është një nga materialet më anatomike ndër materialet e përdorura dhe është studiuar për reagimin ndaj peshës trupore dhe përshtatjes me përsosmëri me çdo siluetë trupore.  Kjo cilësi e tij të jep një ndjesi kënaqësie dhe lehtësie gjatë gjumit, si dhe bën të mundur që shpina juaj të çlodhet.

STRUKTURA E BRENDSHME

MEMOFORM është i përbërë nga qeliza të hapura me densitet të lartë që favorizojnë kalimin e ajrit në brendësi të dyshekut dhe që lejojnë modelimin në mënyrë të përsosur ndaj presioneve të ushtruara nga trupi, duke mbajtur qëndrimin e duhur të trupit dhe duke i dhuruar mirëqenie

NJË FORMULË E VEÇANTË

Por çfarë e bën të veçantë formulën e Magniflex? Te Memoform kemi përdorur rimarrjen e formës origjinale, duke i dhënë më shumë përparësi fuqisë së peshës trupore, se sa asaj që ushtrohet nga nxehtësia, duke krijuar një material që siguron një rehati, që nuk ndryshon me kalimin e kohës dhe që përshtatet menjëherë me formën e trupit, duke bërë kështu të mundur që të dhurojë një çlodhje të pakrahasueshme.

PËRSHTATET ME TRUPIN

Silueta e trupit tonë është e ndërlikuar dhe karakterizohet nga zona konkave ose konvekse, pak a shumë të forta dhe delikate. Për këtë arsye, Magniflex krijoi një material që përshtatet në mënyrë të përsosur me formën e trupit dhe lëvizjeve që ndodhin në gjumë gjatë natës. Rezultati përfundimtar është një gjumë çlodhës duke mbajtur njëkohësisht edhe një qendrim korrekt të trupit.


MAGNIGEL FOAM

MAGNIGEL FOAM është në material i ri dhe i përbërë nga një substancë xhelatinoze që ka veti të mëdha ajërosje dhe fleksibiliteti. Është material ekologjik, i padeformueshëm, dhe densiteti i tij i madh e bën mjaft të butë dhe të rehatshëm, duke e shndërruar në një re të vërtetë.              

STRUKTURA E BRENDSHME

MAGNIGEL FOAM mund të konsiderohet edhe si evolucioni i xhelit. Struktura e tij është studiuar për të siguruar një ajërosje më të madhe dhe për të stabilizuar temperaturën e dyshekut dhe jastëkëve, duke bërë që ato të qëndrojnë gjithnjë të freskët dhe të thatë në kontakt me trupin.

TEMPERATURË MË E QËNDRUESHME

Teste të veçanta laboratorike kanë treguar se Magnigel Foam është në gjendje ta mbajë të qëndrueshme temperaturën e dyshekut, për shkak të aftësisë për tu nxehur më shpejt dhe për tu ftohur më gradualisht se materialet e tjera të ngjashme me të.

AJËROSJE NË SHKALLË MË TË LARTË

Aftësitë e ajrimit kanë rezultat më të madh nëse i krahasojmë me substancat poliuretane të zakonshme, dhe kjo do të të thotë një qarkullim më i mirë i ajrit dhe më shumë freski.


MAGNIFOAM

Është një material si shkumë me strukturë mikroqelizore me densitet të madh që bashkon elasticitetin me ajrosjen. Falë përbërjes së ndryshme molekulare, MAGNIFOAM mund ta gjejmë në dy forma: një formë më të butë (ELIOSOFT) dhe një më të fortë (ELIOFORM).


MALVA FOAM

Shtresa e dyshekut me ekstrakte të lules së mëllagës (MALVA FOAM) dhuron një mbështetje të butë dhe të rehatshme. Mëllaga ka cilësi anti-inflamatore dhe qetësuese, që e kthejnë këtë material në një burim të vërtetë mirëqënie për sistemin nervor.


GEOLATEX

Geolatex ka të bëjë me evolucionin e laktikëve, që nga bashkimi me substancat poliuretane, që gjenden në ujë, kthehet në një material si sfungjer, që ka veti të mëdha ajrosje dhe është më shumë rezistente me kalimin e kohës. Për më tepër, ka edhe cilësi të përsosura ergonomike.


LAKTIK

Pasi marret nga lëvorja e një bime tropikale dhe shpërndahet më pas në ajër, përftohet një material i lakueshëm i përbërë nga miliarda qeliza të hapura, të bashkuara nëpërmjet mikrokanaleve. Për më tepër, ka dhe aftësi të larta ergonomike dhe elastike.


SUSTAT

Janë të realizuara nga çeliku i përpunuar 2.2, që siguron fleksibilitetin dhe rezistencën ndaj deformimeve. Për arritur përdorimin më optimal të një dysheku me susta është e nevojshme të ketë një platformë mbajtëse e fortë (me listela druri ose materiali tjetër).


TË FLEMË SËBASHKU, POR SECILI SIPAS MËNYRËS SË TIJ

Forma trupore e çdo individi përcakton gradën fortësisë dhe të butësisë së dyshekut. DUAL CORE është sistemi më i ri i ideuar nga Magniflex për të ndarë dyshekun me partnerin tuaj, pa pasur nevojën të bësh kompromise me të. Falë kësaj risie, shtresa, që është e përbërë nga materiale të llojeve të ndryshme të rehatshme, në versionin bashkëshortor është e krijuar nga dy pjesë të ndara, të cilat mund të kthehen mbrapsht, duke ofruar kështu dy lloje të ndryshme dyshekësh në një.


DUAL CORE

Tre mundësi dyshekësh për versionin e dyshekut bashkëshortor.

i butë – i butë                         i fortë – i fortë                         i butë – i fortë  


TEKNOLOGJIA BËHET MATERIAL COPE

Magniflex është gjithnjë në kërkim të zgjidhjeve që përmirësojnë cilësinë e gjumit. Në çdo copë, fibrat e përbëra teknologjike dhe ato sintetike garantojnë maksimumin e ajrosjes, duke dhuruar një ndjesi të kënaqshme freskie. Materialet e përpunuar nga ana teknike të copave janë rezistente nga grisjet e shpejta dhe kanë karakteristika të ndryshme të tilla si: antibakteriale, antimikrobe, kundër rrudhosjes, antistatike dhe rezistente ndaj zjarrit.


OUTLAST

OUTLAST është një copë e veçantë me aftësi rregulluese të temperaturës, që është studiuar për veshjet e astronautëve në hapësirë, dhe që është e përbërë në brendësi nga miliona sfera të realizuara nga një dyllë i veçantë që mund të shkrijë në temperaturën 36 gradë. Gjatë natës, kur temperatura e trupit rritet, nxehtësia e madhe përthithet, dhe kur temperatura bie, sferat e lartpërmendura rifillojnë të ngurtësohen dhe çlirojnë nxehtësinë e grumbulluar.


COOLMAX

COOLMAX është një copë me cilësi të lartë dhe që vë në përdorim një fibër të re, që stabilizon shkallën e lagështirës së trupit. Falë cilësive të saj, COOLMAX kontrollon dhe rregullon jo vetëm temperaturën e lëkurës, por edhe nivelin e hidratimit të trupit, dhe than më shpejt se materialet e tjera, duke e mbajtur trupin të thatë dhe të freskët.


COPA VISKOZE

VISKOZA është një teknofibër e butë dhe e mëndafshtë, që merret nga qelizat e pemëve. Është shumë e butë dhe e mëndafshtë në prekje dhe ka një aftësi të përkryer për të përthithur djersën, duke favorizuar në këtë mënyrë ajrosjen e dyshekut dhe jastëkëve.


TRAJTIMI MJEKËSOR

Është një mënyrë punimi shumë e re që respekton politikat e mjedisit dhe bën të mundur që të përftohet një material i sterilizuar dhe higjenik, tërësisht pa myk, baktere dhe insekte.


EDHE NATYRA MUND TË ENDET

Copat e kësaj linje janë të përpunuara nga fibra natyrale që ofrojnë përfitime të vërteta për shëndetin. Secili prej këtyre materialeve ka aftësi ajrosje dhe anti-alergjike, si dhe garanton higjenën e plotë të produkteve, duke bërë ato që të mos jenë toksike. Përdorimi i substancave natyrale dhe i fibrave vegjetale kontrollohet nga normativat që çertifikojnë cilësinë e produkteve dhe respektimin e mjedisit gjatë fazës së ekstraktimit dhe përpunimit.


FIBRA E ARGJENDIT

Argjendi i kulluar është një material me cilësi të mira dhe të panumërta, dhe përdorimi i tij për realizimin e copave garanton cilësi të shkëlqyera antibakteriale, termike dhe ajërosëse.


DRURI

Ky material i kulluar qelizor është ekologjik, i shëndetshëm dhe është i përbërë nga një përzierje e përzgjedhur druri. Është e ndryshme nga copat e tjera, për shkak të ndjesisë së butësisë në prekje dhe karakteristikave si rregullues i mirë i temperaturës dhe i ajrosjes, si dhe kundër erërave të këqia.


FIBRA E BAMBUSË

Fibra e Bambusë është e gjitha e përbërë nga mikro-hapësira që bëjnë të mundur ventilimin dhe përthithjen e lagështirës, duke siguruar në këtë mënyrë një gjumë gjithnjë të freskët dhe të thatë. Gjithashtu, është një material shumë rezistent me kalimin e kohës.


DASHURIA PËR NATYRËN KA MARRË FORMËN E SAJ

Aspekti ekologjik i Magniflex konkretizohet nëpërmjet produkteve të përbëra nga materiale natyrale të tillë si ECOGREEN dhe GEOMEMORY. I pari është një material tekno-natyral i realizuar nga përpunimi i ujit dhe vajrave bimore, ndërsa i dyti na jep të gjitha përfitimet e MEMOFORM, por i pasuruar nga ekstraktet e bimëve Aloe Vera dhe Soja. Të dyja këto sigurojnë një gjumë edhe më natyral dhe rigjenerues.


ECOGREEN

ECOGREEN është një material fleksibël dhe ortopedik, që ndihmon për të mbajtur qëndrimin e duhur të shpatullave, shpinës dhe gjymtyrëve të tjera. Përbërja e tij favorizon kalimin e ajrit dhe e mban dyshekun të freskët dhe të thatë.  


GEOMEMORY

GEOMEMORY është një material anatomik, që mund të marrë formë në mënyrë të natyrshme, duke iu përshtatur më së miri formave të trupit. Kjo siguron një mbështetje të pavarur të kokës, shpatullave, bustit, krahëve, mesit dhe këmbëve.