Teknologjia

TEKNOLOGJIA DUAL CORE: FLINI SE BASHKU, PA KOMPROMISE

Trupi i cdo individi percakton menyren e perceptimit te komoditetit dhe preferencen per mbeshtetjen ne dyshekun e tyre. Dual Core eshte teknologjia inovative qe Magniflex zhvilloi per te lejuar partneret te ndajne dyshekun e tyre, pa ndikuar ne rehatine e secilit.

Dysheket e Magniflex me teknologjine Dual Core kane dy shtresa te ndara, ne nivele te ndryshme rehatie dhe mbeshtetje qe mund te pershtaten me lehtesi, duke hequr mbulesen e dyshekeve dhe duke kthyer secilen nga shtresat e brendshme. Teknologjia Dual Core ofron 3 kombinime te ndryshme:

Dy menyra rehatimi te ndryshme vetem ne nje dyshek:

• Opsioni i dyfishte i rehatise, secila ane e dyshekut ka nje nivel te ndryshem rehatie dhe mbeshtetjeje
• Pjesa e “bute” per mbeshtetje me delikate
• Pjesa e “forte” per me shume qendrueshmeri
• Shtresa te ndara, te kthyeshme per te plotesuar nevojat optimale te cdo individi
• Harmoni perfekte per partneret e gjumit, pa kompromis.

AJROSJE PERFEKTE DHE MBESHTETJE E DIVERSIFIKUAR

Kjo teknologji e vecante siguron ajrosje perfekte dhe shperndarje optimale te lageshtise se tepert dhe ngrohjes permes vrimave ne shtresa. Fluksi i vazhdueshem i ajrit brenda dyshekut dhe jastekut lejon shkembimin e duhur termik midis shtresave, pelhures dhe trupit.

Disa zona te trupit tone si koka, gjoksi dhe kembet peshojne me shume se pjeset e tjera, prandaj nese ato nuk gjejne fleksibilitetin e duhur ne mbeshtetjen e dyshekut, ato mund te qendrojne ne tension, qe do te pasqyrohet ne shtrirjen e shtylles kurrizore. Ne dyshek, kjo teknologji e vecante siguron mbeshtetje te larmishme dhe optimale ne zona te ndryshme te trupit, ne koke, shpatulla, shpine, kembe dhe kyce.

MASAZHUES

Teknologjia e masazhimit rigjeneron mikro-qarkullimin dhe ushtron nje masazh te vazhdueshem gjate gjumit, duke siguruar keshtu nje ndjenje te vazhdueshme te mireqenies dhe rehatise. Kjo teknologji e vecante siguron mbeshtetje te larmishme per 5 zonat e trupit: koken, shpatullat, shpinen, kembet dhe kycet. Ajo balancon peshen e trupit gjate gjithe gjatesise se dyshekut dhe siguron mbeshtetjen e duhur per secilen pjese te trupit.