Struktura e brendshme

Memosoft

Memosoft eshte nje material anatomik dhe mikprites qe e perkedhel trupin duke i dhuruar butesi ekstreme dhe rehati maksimale. Shoqeruar me lastrat: Memory, Elioform ose Eliosoft, evidentohet cilesia e tij duke dhuruar nje mbeshtetje edhe me delikate.

Fibrat Super Soft

Mbushja sidomos e veshjeve te dyshekeve me fibrat Super Soft, qe karkterizohen nga butesia dhe ajrimi, dhuron nje mbeshtetje te bute dhe mikpritese per trupin.

Perberja e saj e vecante ofron nje ndjenje mireqenie dhe permireson perceptimin e komfortit pergjate gjumit.

Geomemory

Geomemory eshte nje material anatomik i pasuruar me Aloe Vera dhe Soje, qe modelohet natyralisht duke iu pershtatur formave trupore dhe kjo garanton nje mbeshtetje te pavarur per: koken, shpatullat, bustin, mesin, krahet dhe kembet.

Ecogreen

Ecogreen eshte nje material tekno-natyral, fleksibel dhe ortopedik, qe ndihmon ne mbeshtetjen korrekte te shpatullave, shpines dhe gjymtyreve.

Perberja e tij qelizore me baze ujin dhe vajrat esenciale, favorizon qarkullimin e ajrit dhe e mban dyshekun te thate dhe te fresket.

Shkuma Magni Breeze

Shkuma Magni Breeze eshte nje shkume poliuretani, e ajrosur, shume rezistente dhe e padeformueshme ne kohe. E disponueshme ne versonin: Eliosoft Breeze qe ofron nje mbeshtetje te bute dhe Elioform Breeze per nje mbeshtetje me te vendosur, i pasuruar dhe me ekstrakte Ekualipti, ky material dhuron nje ndjenje mireqenie dhe freskie.

Memory HD

Memory HD eshte nje shkume inovative visko-elastike, me nje densitet teper te larte dhe e karakterizuar nga nje ngjeshje e larte.

Kjo vecori garanton nje adoptim te shkelqyer me formen trupore, duke memorizuar me saktesi silueten trupore. E gjithe kjo perkthehet ne nje komfort te pashoq dhe ne nje qendrim korrekt te shpines. Rezistenca e larte, me jetegjatesi te palimituar praktikisht, e ben kete material perfekt per produktet me te sofistikuara dhe me nje teknologji te avancuar.

Shkuma Malva

Lastra e pasuruar me ekstrakte te malves ( nje lloj lule mellage ) dhuron nje mbeshtetje te bute dhe te rehatshme.

Malva ka veti anti-infiamatore, qetesuese dhe shplodhese, cilesi keto qe e kthejne ne nje burim mireqenieje per sistemin nervor qendror.

Shkuma Magni

Eshte nje shkume me strukture prej mikroqelizash me densitet te larte, qe ofrojne elasticitet dhe ajrim.

Fale perberjes se ndryshme molekulare, shkumat Magni jane te disponueshme ne dy versione: ate te butin (Eliosoft) dhe opsionin e forte (Elioform).

Magnigeli

Magnigeli eshte nje material inovativ, i perbere nga nje xhel shume fleksibel dhe i ajrosur. Eshte ekologjik, i padeformueshem dhe densiteti i larte e bene shume te bute dhe te rehatshem.

Shkuma Magnigel i dhuron freski dhe butesi dyshekut, duke e transformuar ne nje re te vertete.

Struktura e brendshme

Shkuma Magnigel eshte evoluimi ne vite i xhelit te dikurshem. Struktura e tij eshte studiuar per te dhuruar nje ajrim te larte dhe per te stabilizuar temperaturen e dyshekeve dhe jastekeve, qe rrine gjithmone te fresket e te thate ne kontakt me trupin.

Temperature konstante

Testet specifike kane treguar qe shkuma Magnigel ka veti ta mbaje te qendrueshme temperaturen e dyshekut, fale ftohjes dhe ngrohjes shume te shpejte, thuajse ne kohe rekord, krahasuar me shkumat e tjera.

Ajrim i larte

Vlerat qe ka ky material duke pasur nje ajrosje teper te larte, jane rezultate superiore ne krahasim me shkumat e tjera dhe kjo do te thote nje qarkullim me i mire i ajrit dhe me shume freski.

Memory

Shkuma e Memory-t eshte nder materialet me anatomik te perdorurur dhe formula e saj eshte studiuar qe te reagoje ndaj peshes trupore, duke u pershtatur ne menyre perfekte me cdo siluete. Kjo cilesi e Memory-t ofron nje ndjenje lehtesie pergjate pushimit, duke favorizuar mireqenien e shtylles kurrizore.

Struktura e brendshme

Memory eshte i perbere nga qeliza te hapura me densitet te larte, qe lejojne kalimin e ajrit dhe mundesojne modelimin nga presioni i ushtruar nga pesha trupore, duke mbeshtetur korrekt trupin dhe duke dhuruar mireqenie.

Nje formule speciale!

Memory  i perdorur nga Magniflex, rikthehet lehte ne formen e meparshme duke reaguar me shume ndaj peshes se ushtruar nga trupi dhe jo nga nxehtesia e ketij te fundit, qe eshte shkaku edhe i deformimit te sfungjereve te zakonshem. Per kete, ky material ofron nje komfort te pandryshueshem ne kohe dhe qe adoptohet lehte me silueten trupore. Keshtu duke i lene pas levizjet e shpeshta qe behen ne gjume duke mos u ndjere rehat, ky material dhuron nje pushim te pakrahasueshem.