Politikat Ambientaliste

You are here

NË NJË BOTË MË TË MIRË FLIHET MË MIRË

Magniflex punon gjithnjë i nxitur nga ndjenja e vazhdueshme e përgjegjësisë për mjedisin. Të gjitha produktet e saj, në fakt, janë konceptuar për të respektuar politikat mjedisore, duke reduktuar shpërndarjen e dyoksidit të karbonit (Co2) edhe falë përdorimit të paneleve diellore. Kompania ka marrë gjithashtu çertifikatën OEKO TEX, që garanton mungesën e substancave toksike dhe të dëmshme në brendësinë e produkteve.


VAKUMI: REVOLUCIONI QË MBAN EMRIN MAGNIFLEX

Dysheku i paketuar me vakum, që mban etiketën Magniflex që nga viti 1986, është një revolucion i vërtetë në botën e dyshekëve. Vakumi garanton ruajtjen e kushteve higjenike dhe cilësore të dyshekëve. Gjithashtu, vëllimi i tyre reduktohet me 90%, dhe vetëm në një metër kub mund të dërgohen 13 dyshëkë, në vend të 3 dyshekëve të paketuar në mënyrën e zakonshme. Kjo do të thotë një numër më i vogël kamionësh transportues në qarkullim, dhe për pasojë, arrihet edhe reduktimi i shpërndarjes së rrezatimeve ndotëse të dyoksidit të karbonit (Co2).