Magniflex mbështet sportin

You are here

Magniflexi e adhuron sportin, sepse mirëqenia fizike është misioni i kësaj kompanie. Në vitet 80, kompania ishte një nga kompanitë sponsor të garës së çiklizmit Giro d’Italia, pra, që atëherë duket qartë lidhja e ngushtë që ekziston midis një gjumi çlodhës dhe cilësor dhe një stili të shëndetshëm jetese. Ky pasion i madh për sportin vazhdon të jetë i njëjtë edhe në ditët e sotme, dhe e drejton kompaninë tonë në ndeshjen e përditshme për të fituar gjumin çlodhës.   

Sergio Parisse

Kapiteni i kombëtares italiane të Regbi.

Martin Castrogiovanni

Sulmues i kombëtares italiane të Regbi.

Gonzalo Canale

Mesfushor i kombëtares italiane të Regbi.


AKTIVITET SPORTIV DHE GJUMË ÇLODHËS:

SKUADRA QË FITON NUK NDYSHOHET

Në Itali, Magniflex ka marrë vendimin të ketë si imazhe të përdorimit të produkteve të saj tre lojtarë të kombëtares italiane të Regbisë.

Ata janë shembuj të shkëlqyer të performancës dhe gjenialitetit, vlera që Magniflex i përdor në punën e saj, duke  prodhuar produkte të nivelit të lartë cilësor. Zgjedhja e sportit regbi mbi të gjitha ka lidhje me filozofinë e këtij sporti: vlera e respektit dhe e ndjesisë së kënaqësisë, që krijohen nga angazhimi i madh dhe puna e vazhdueshme.

  • Hisashi Iwakuma - Bejzboll, Liga e kampionatit të bejsbollit
  • Shinji Kagawa - Futboll, Manchester United
  • Kenta Maeda - Bejzboll, Hiroshima
  • Tomoka Fukuda – Drejtues makine në gara 
  • Norichika Aoiki - Bejzboll, Liga e kampionatit të bejsbollit
  • Katsuyuki Kiyomiya - Trjaneri i skuadrës kombëtare të Japonisë
  • Sachiyo Yamada - Lacrosse

YJET E SPORTIT TË VENDEVE TË LINDJES FLENË MBI DYSHEKËT MAGNIFLEX

Në vitin 2014, kompania Magniflex festoi 20 vjetorin e prezencës së saj në Japoni. Showroomit të Tokios iu bashkua edhe showromi i sapo-inauguruar në Osaka. Dashuria për vendet e lindjes sëbashku me dashurinë për sportin e nxitën kompaninë që të lidhej me më shumë evenimente sportive në këtë vend, sa që disa nga kampionët e famshëm japonezë u kthyen në imazhe të produkteve të saj. Disa pasione nuk kanë kufij si për sportin, ashtu edhe për gjumin.