Këshilla dhe Kuriozitete

You are here

TË MËSOSH TË FLESH MIRË TË NDIHMON TË JETOSH MË MIRË

Të flesh është një nga aktivitetet më thelbësore për trupin tonë, ashtu sikurse është edhe të ngrënët dhe të pirët. Sasia dhe cilësia e gjumit kanë ndikim në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Një gjumë i mirë favorizon rigjenerimin e trupit dhe na ndihmon që të ndihemi më mirë me veten. Në të kundërt, të fjeturit pak dhe keq mund të ndikojë në përkeqësimin e metabolizmit, uljen e sistemit mbrojtës imunitar dhe shpërqendrimin e vëmendjes gjatë ditës. Një natë pa gjumë ndikon edhe në humorin tonë dhe shoqërohet me ndikime negativ në çdo aspekt të jetës. Në mënyrë që të parandalojmë problemet që kanë lidhje me gjumin e keq, dhe që të rifillojmë të flemë mirë, është e mjaftueshme të ndjekim disa rregulla të thjeshta që shpesh i harrojmë.

  1. Përdorimi i sheqernave me tepri largon gjumin.
  2. Të flesh pak dëmton trurin.
  3. Kush flen pak, plaket më shpejt.
  4. Temperatura 18 gradë është ideale për të fjetur mirë.
  5. Shikimi i programeve televizive para se të flesh është armiku i një gjumi të mirë.
  6. Një jetë aktive gjatë ditës të ndihmon të flesh gjatë natës.
  7. Për të fjetur mirë duhet të shtrihesh në të njëjtën orë.                
  8. Të flesh pak stimulon oreksin dhe të bën të shëndoshesh.
  9. Vaktet e rregullta favorizojnë një gjumë të rregullt.
  10. Është më mirë të shmangen momentet e shkurtra të gjumit gjatë ditës.
  11. Nxehtësia e madhe nuk bën mirë për gjumin.
  12. Sa më pak të flesh, aq më shumë mund të sëmuresh.