Magniflex Albania

You are here

Kjo nuk është historia e një kompanie, është historia e një endërre të kthyer në realtiet

Magniflex është kompania më e madhe në sektorin e prodhimit të dyshekëve. Historia e kësaj ndërmarrje i ka fillesat e saj në një laborator të vogël në Prato, ku Giuliano Magni kishte filluar të prodhonte dyshekët e parë, i nxitur nga pasioni për të arritur nivelin më të lartë cilësor sëbashku me kujdesin për detajet. Një qëndrim ky që Magniflex, edhe në ditët e sotme, pas më shumë se 50 vitesh, vazhdon ta ruajë me kujdes si një cilësi të çmuar. Endërra e Giuliano Magni-t është kthyer në realitet.

Të gjitha llojet e arteve kanë lindur në tokën tonë, po kështu edhe arti i një gjumi çlodhës gjatë natës

Magniflex lindi në Toskana, një rajon që ka qenë gjithmonë i spikatur për artin dhe gjenialitetin. Ky rajon, me bukuritë e pejsazheve dhe pasuritë e tij natyrore, është dhe një pjesë e qenësishme e kulturës së kompanisë Magniflex, që e merr frymëzimin nga dëshira e njerëzve të saj për të jetuar një jetë në mirëqenie. Në këtë aspekt, edhe një gjumë çlodhës është një lloj arti.